Bashkëkryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku në takimin Rajonal me “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse, rëndësinë e bashkëpunimit qeveri parlament.
Tabaku, tha se qeveria ka rolin e saj dhe parlamenti nga ana tjetër rolin e tij e për këtë arsye duhet të sigurohet një ndarje e funksionit dhe kontrollit.
“Monitorimi në procesin e integrimit në institucionet e pavarura, detyrimet që lindin nga raportet e vendeve të BE dhe progres raportit, detyron një bashkëpunim mes qeverisë dhe parlamentit. Ligji ri për rolin e kuvendit ne procesin e integrimit, i ka dhënë më shumë funksione parlamentit nga pikëpamja e monitorimit që nuk I merr dot qeveria , që I takojnë institucionit të parlamentit që duhet të kryhen përmes Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe Komisionit të Çështjeve Europiane. Qeveria ka rolin e saj dhe parlamenti të tijin, për këtë arsye ne duhet të sigurojmë ndarjen e funksionit dhe kontrollit”- tha Tabaku.
Sipas Jorida Tabakut është e pafalshme që në Parlamentin shqiptar të votohen ligje që janë ta atakueshme apo që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile.
“Është e pafalshme që në parlament kalojnë ligje të atakueshme, është e pafalshme që në këtë proces ku jemi të miratohen ligji që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile. Është e pafalshme që në një moment ku duhet ta bëjmë procesi i integrimit prioritet të fokusohemi në interesa të tjera që shkojnë në të kundërt të procesit të integrimit”, u shpreh Tabaku.