Vendosni fjalën kyçe....

Trump plan të qartë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – Orban


Donald Trump synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, nëse rizgjidhet president i SHBA-së dhe ka një “plan të hollësishëm” për ta bërë këtë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për mediat, pas takimit me kandidatin republikan.

Ish-udhëheqësi amerikan ka pohuar vazhdimisht gjatë fushatës së tij se, nëse ai do kishte mbetur në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, nuk do kishte armiqësi midis Moskës dhe Kievit. Nëse votohet përsëri, ai premton t’i japë fund luftës “në 24 orë” duke ushtruar presion mbi palët e interesuara.

Orban, i cili foli me Trump në pronën Mar-a-Lago në Florida të premten, nuk shpjegoi se si do e bënte saktësisht kandidati republikan këtë, por tha se ndërprerja e ndihmës amerikane ishte një pjesë thelbësore e planit.

“Nëse SHBA-ja nuk do sigurojë paratë, evropianët vetë nuk do jenë në gjendje ta financojnë këtë luftë dhe atëherë lufta do përfundojë”, tha Orban në një intervistë me M1 të dielën.

Gjatë presidencës së tij, Trump e kishte treguar veten të ishte “një njeri i paqes”, pohoi udhëheqësi hungarez. Ky qëndrim e vendos atë në një linjë me Hungarinë, ndryshe nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe shumë anëtarëve të BE-së, shtoi ai.

“Qeveria e tanishme amerikane dhe udhëheqja e BE-së, si dhe udhëheqja e shteteve më të mëdha anëtare të BE-së janë qeveri që e duan luftën. Donald Trump është për paqen, Hungaria është për paqen.” – tha Orban.