Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nuk ka marrëveshje me PS-në, zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet


Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Gazment Bardhi deklaroi se marrëveshjet politike nuk duhet të ndikojnë në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit.

Bardhi konfirmoi se opozita nuk ka një marrëveshje me Partinë Socialiste, dhe se ata nuk pranojnë të hyjnë në negociata që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës së vendit.

Ai thekson se çdo pengesë ndaj hetimit parlamentar do të kundërshtohet fuqishëm nga opozita.

“Siç parashikon Kushtetuta do të ngrihen komisionet Hetimore, të jeni të sigurt se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Nëse ngrihen, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe do të bëjmë gjithçka që kushtetuta të respektohet germë më germë.

Nuk është marrëveshje. Marrëveshja përmban dakordësi për çështje përmbajtësore. Ne nuk kemi asnjë dakordësi për çështje të tilla. Nuk bëhen negociata dhe marrëveshje për zbatimin e Kushtetutës. Nga shtatori 2021 deri në shtatorin 2023 janë kërkuar 8 komisione. Më 5 shtator kemi vendosur se cfarë komisionesh do të ngrihen në këtë sesion, atë të TIMS dhe asaj në shëndetësi. U bllokuan dhe kjo solli këtë reagim të opozitës.

Aksioni i opozitës ka një historik, lindi nga vendimet e seancës së 12 tetorit, nga rrëzimi i komisionit për TIMS, shëndetësisë dhe mos ndryshimi i përbërjes së Reformës Zgjedhore. Nëse zhbëhen këto të treja, kthehet jeta parlamentare. Nga ai moment nuk ka patur më seancë normale në Kuvend.

Duhet një zgjidhje me institucionet e Kuvendit. Ne në çdo moment bëjmë bisedime dhe negociata politike. Nuk ka marrëveshje.

Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është peng marrja e Kuvendit më 12 tetor”, deklaroi Bardhi në emisionin “Open”.