Ministri Taulant Balla ka njoftuar sot se po punohet në lidhej me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara, marrëveshje e cila përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë.
“Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër.
Një vend për të marrë eksperienca. Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.