Numri i të vdekurve nga stuhia ‘Monica’ që goditi Francën jugore u rrit në gjashtë të martën, sipas raportimeve të mediave.
Shpëtuesit gjetën trupin e një vajze katërvjeçare në departamentin e Gard dhe atë të një burri që u mbyt në lumin Herault, raportoi e përditshmja Le Figaro.
Sipas autoriteteve lokale, vijojnë operacionet për gjetjen e vëllait të zhdukur të vajzës.
Përmbytjet shkatërruan departamentet jugore të vendit gjatë fundjavës, duke bllokuar viktimat në automjetet e tyre.