Hetimet e policisë dhe prokurorisë në Sarandë rreth ndërtimeve pa leje ka çuar në ekzekutimin e disa masave të sigurisë për zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të drejtuesve të procesit të legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në qytetin bregdetar.
Deri më tani, disa persona janë shoqëruar në polici dhe disa janë në kërkim. Në mesin e personave të shoqëruar dhe që janë lëshuar masat e sigurisë janë: Oltion Durmishi, Apostol Qesari, Ermen Stroka, Ina Papa, Denis Balili, Manushaqe Saliko dhe Erald Lika.
Ata dyshohen të përfshirë në favorizimin e ndërtimeve pa leje në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe plazheve të tjera në rajon.
11 zyrtarët me masë sigurie: 1. Mariel Murati; 2. Ina Papa; 3. Erald Lika; 4. Denis Balili; 5. Ermen Stroka; 6. Viktor Qesari; 7. Manushaqe Saliko; 8. Oltion Durmishi; 9. Andri Dhima; 10. Kozeta Statha; 11. Tonin Simoni.
Në kërkim: 1. Andri Dhima; 2. Kozeta Statha.