Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Më shumë fëmijë të vrarë në 4 muaj luftë në Gaza sesa në 4 vjet luftë globale


Më shumë fëmijë janë vranë gjatë katër muajve të luftës në Gaza sesa në katër vjet konflikt në mbarë botën, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, e quajti shifrën “marrëzi” në një postim të martën në rrjetin social X.

Lazzarini ndau një grafik që krahason numrin e fëmijëve të vrarë në konflikte në mbarë botën midis viteve 2019 dhe 2022 me numrin e të vrarëve midis tetorit 2023 dhe shkurtit 2024 në Gaza, duke cituar OKB-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza.

Sipas shifrave, gjithsej 12,193 fëmijë u vranë midis 2019 dhe 2022 globalisht, dhe gjithsej 12,300 fëmijë u vranë në Gaza midis tetorit 2023 dhe shkurtit 2024.