Vendosni fjalën kyçe....

Shtrimi i rrugës për të garuar në Himarë? Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës


Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në emërime.

Kështu, me firmën e kryeministrit të vendit Edi Rama, Vangjel Tavo është emëruar prefekti i qarkut të Vlorës. Ky i fundit ka qenë më herët deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Tavo ish-ministër i Shëndetësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim (tani Partia e Lirisë), është përfolur se do garojë për bashkinë e Himarës me zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas dënimit përfundimtar të kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri në vitin 2023.

Tavo zëvendëson në detyrë Flamur Memajn.