Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Nuk e konkurrojmë Ramën me modelin e tij të vjedhjes


Deklaratat e Deputetes Ina Zhupa gjatë tubimit poshtë shtëpisë Sali Berisha, kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se është regjim i cili po cenon liritë dhe të drejtat e njerëzve në vend, duke përfshirë gazetarët, intelektualët, dhe kryetarin e opozitës.

Zhupa akuzon gjithashtu qeverinë se ka favorizuar oligarkët duke e krahasuar situatën me një çiflig ku Edi Rama pretendohet të jetë “pronari”.

Po miraton ligje që nuk i shërbejnë qytetarëve, miratoi ligjin për lojrat e fatit, që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve. Miraton ligje dhe vendime që i shërbejnë oligarkëve, që i jep 600 hektarë të Parkut të Butrintit që të mbushet me vila për Gjiknurin. Ligji për zonat e mbrojtura që e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj është një ligj që e kthen Shqipërinë në një kantier ndërtimi”, tha Zhupa.

Deputetja demokrate tha se nuk është sipërmarrës i lirë ai që favorizohet nga Edi Rama, që merr pronat e shqiptarëve.

“Ne e dimë që që Edi Rama vjedh zgjedhjet, që mashtron, ndaj dhe ne nuk e konkurrojmë dot me të njëjtin model. Por ne do ta konkurrojmë me njerëz të sinqertë, me dinjitetin e njerëzve të punë, ne do e konkurrojmë sepse betejën do e bëjmë mbi idealet e këtij flamuri, që kanë sakrifikuar dhe që ne kemi për detyrë ti ndezim shpresën dhe besimin”, tha Zhupa.