Vendosni fjalën kyçe....

Hap pas hapi: Si kaloi kompania dorë më dorë mes kreut të ARRSH dhe ortakëve të tij, nga blerja dy mln euro te shitja zero lekë


Me urdhër të SPAK, ditën e djeshme është arrestuar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe dy biznesmenë, Valter Begaj dhe Ervis Lame.

Berberi, i cili ishte në krye të ARRSH që në vitin 2021, mësohet se ka dhënë dorëheqjen disa ditë para arrestimit, por nuk ka një njoftim zyrtar. Ai akuzohet pr pastrim parash dhe korrupsion pavis.

SPAK nisi javët e fundit një hetim hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ervis Lame rezulton të jetë administrator i kompanisë DAAM, kompani supervizimi punimesh, e cila aktualisht është në pronësi 100% të Valter Begajt. Më parë ka qenë në pronësi të Evis Berberi dhe SPAK thotë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive të kompanisë.

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi?

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, i bleu Valter Begajt kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studimin, projektimin, mbikëqyrjeen dhe kolaudimin e objekteve ndërtimore.

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro.

Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish-ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.

Në 21 shkurt 2022, Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Një muaj më vonë, Ervis Lame ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt me vlerë zero leke.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Gazeta Tema