Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un iu bashkua trupave ushtarak të vendit të tij në një stërvitje që lidhej me ushtrimin e përdorimit të tankeve luftarake të llojit të ri, nëpërmjet të cilit bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për t’u përgatitur për luftë, raportuan mediat shtetërore të enjten.
Stërvitjet ushtarake koreano-amerikane që do të përfundojnë të enjten, veriu i sheh si një provë për pushtim.
Stërvitja e Veriut të mërkurën ishte projektuar për të inspektuar aftësitë luftarake të tankistëve dhe përfshinte tankun kryesor të betejës të tipit të ri që Kim e quajti më të fuqishmin në botë.
Gjatë stërvitjes, tanket e rënda manovruan në rrethana të ndryshme të vështira luftarake dhe shkrepën predha në drejtim të shënjestrave. Kimi hipi në njërën prej tankeve të tipit të ri dhe e ngau vetë, sipas KCNA-së.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut u zotua se do të kryente “aktivitete përgjegjëse ushtarake” si përgjigje ndaj stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në Seul. Kimi më vonë i vëzhgoi ushtrimet e qitjes me artileri.
Ekspertët thonë se me gjasë Kimi dëshiron ta përdorë arsenalin e vet të rritur bërthamor për të siguruar konsensione nga SHBA-ja, si për shembull, lehtësira të mëdha nga sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AP