Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Europës / Kualifikohet Milan, Uest Hem dhe Marseja


 

Milan e ka arritur fazën çerekfinale në Ligën e Evropës.

Kuqezinjtë eliminuan Slavia Pragën, duke fituar në dy ndeshjet

Pasi triumfuan 4:2 në shtëpi në ndeshjen e parë, Milan sonte triumfoi 1:3 edhe në Çeki për ta vulosur kualifikimin.

Në minutën e 20-të Holes i Slavia Pragës u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje serioze në portierin Maignan, i cili u desh të largohej nga ndeshja.

Kjo i dha mundësinë kuq e zinjve të shënunan edhe golin e parë më pas.

Pulisic (33’), Loftus-Cheek (36’) dhe Leao (40+6) shënuan në pjesën e parë për mysafirët.

Goli i nderit për vendasit u shënua në minutën e 85’ nga Jurasek.

Në sfidat e tjera të pasdites, Ues Hem u kualifikua përballë Freiburg, Benfica ndaj Rejnxher, ndërsa Villareal pavarësisht fitores 3-1 nuk arriti të kualifikohej përballë Marsejës.