Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti gjerman refuzon thirrjen e opozitës për dërgimin e raketave ‘Taurus’ në Ukrainë


Ligjvënësit gjermanë refuzuan të enjten një thirrje të re të opozitës për qeverinë lidhur me dërgimin e rraketave Taurus në Ukrainë.

Blloku kryesor i opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar për të vazhduar presionin mbi këtë çështje dhe për të shfrytëzuar ndarjet në koalicionin jopopullor trepartiak të Scholz-it, edhe pse lideri gjerman përpiqet të mbyllë debatin. 

Të mërkurën, ai u tha ligjvënësve se maturia është një virtyt dhe hodhi poshtë sugjerimet se ai nuk i beson Kievit.

Bundestagu, hodhi poshtë mocionin e bllokut të opozitës me 495 vota kundër, 190 kundër, dhe  pesë abstenime.

Sistemi “Taurus” karakterizohet nga distanca e tij e gjatë prej 500 kilometrash dhe saktësia e lartë. Arma bën të mundur shkatërrimin e depove ruse të municioneve, qendrave të mbrojtura të komandës dhe infrastrukturës jetike të luftës shumë prapa vijës së frontit.

Pozicioni i tij ka frustruar opozitën konservatore dhe pjesë të vetë koalicionit të Scholz. Kritikat nuk u paksuan pasi Scholz më në fund ofroi një shpjegim të detajuar muajin e kaluar, duke vënë në dukje këmbënguljen e tij se Gjermania nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në luftë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AP