Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten.
Në aksident janë përshirë dy makina të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Nga burime në media, në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj.
Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person.
Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.