Gjendet një makinë e djegur pranë fshatit Larushk. Makina dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Gentan Bejtjas, i cili u qëllua për vdekje pak çaste më parë në banesë.
Bejtja u ka shpëtuar 3 atentateve të tjera më herët. Pak muaj më pare, në korrik 2023, ai i shpëtoi një atentati në banesë.
Nga të shtënat humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino e u pagosën dy fëmijët e tij të mitur, 13 e 8 vjeç.
Ndaj Bejtjas është bërë atentat me tritol edhe në shtator 2016. Në 9 janar 2022 ndaj Bejtjajs u qëllua me breshëri automatiku në një atentat pranë fshatit Nikël të Krujës.
Nga plumbat u plagos shoku i tij Klodian Stafuka. Ai është arrestuar disa herë por i ka shpëtuar burgut.
Emri i tij është lakuar në atentatin ndaj Kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt 2013. Ai dhe Enver Stafuka u akuzuan për vjedhjen e mjetit BMW që u përdor në atentat.
Bejtja, një ish-efektiv policie, ishte personi i fundit që u takua me Enver Stafukën, pak para se ky i fundit të rrëmbehej e zhdukej më 8 janar 2015.