Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona gati të pagujë klauzolën e Dybala


Nga tekniku Xavi konsiderohej si jo në nivelin e duhur, për “Katalanasit” e Barcelonës, mirëpo duket se me largimin e tij kampioni i botës me Argjentinës, mund të jetë një ndër përforcimet e reja për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për “fantazistin” argjentinas, Paulo Dybala, i cili pavarësisht dëmtimi ka shkëlqyer këtë sezon, te Roma.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Drejtori Sportiv i klubit Deco është i gatshëm të paguajë klauzolën prej vetëm 12 milionë eurosh, për një futbollist që së pari i kushton shumë më shumë kartoni dhe së dyti, pavarësisht dëmtimeve të kaluara këtë sezon ka arritur të shënojë plot 13 gola e të asistojë 7 të tjerë, në vetëm 26 paraqitje për “Verdhekuqtë”.