Ishte pjesë e pandashme e Kombëtares, të paktën deri në fundin e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian, Euro 2024. Tekniku Sylvinho ka publikuar mesditën e kësaj të premteje, listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë, më konkretisht, më 22 dhe 25 mars. Listë, ku nuk munguan as surprizat.
Një ndër to ishte edhe mungesa e “bomberit” të Rubin Kazan, Mirlind Daku, me 26-vjeçarin, i cili ka “reguar” menjëherë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ka postuar një video, me momente, ku mban të veshur fanellën kuqezi, video e cila mban mbishkrimin, “Jeta vazhdon”, megjithatë, “ylli”i sulmit ka sqaruar me anë të një komenti se kjo video nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga tekniku Sylvinho.
“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”,– shkruan në reagimin e tij, Mirlind Daku.