Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e dy kimisioneve hetimore, që çon në rikthimin e rendit normal në Kuvend.
Ambasada mirëpret këtë marrëveshje dhe inkurajon deputetët që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.
Reagimi:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.
Ndërkaq edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme.
Gonzato u shpreh se ai mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.
“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i BE ka përsëritur se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit drejt BE”, u shpreh Gonzato.