Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare. S.R., banues në Levan u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Fier.
Ai dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit një shtetase 28 vjeçare.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Lushnje nisi procedimi në gjendje të lirë për E.B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht nipin e tij.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.’