Në 23-vjeçar është vë në pranga nga policia e Lezhës pasi aksidentoi me makinën e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që si pasojë e aksidentit të shkaktuar nga shtetasin me iniciale S.M, humbi jetën 65-vjeçari francez, i cili edhe pse u dërgua në spitalin e Traumës nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:
S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia