Vendosni fjalën kyçe....

Policia i sekuestron makinën e blinduar Safet Bajrit


Policia i ka sekuestruar makinën e blinduar “të fortit të Shkodrës” Safet Bajri.

Sipas policisë mjeti është sekuestruar pasi Bajri e drejtonte dhe posedonte mjetin pa autorizimin përkatës nga organet kompetente.

Safet Bajrit iu vendos masë administrative ndërsa policia ka vijuar procedurat për konfiskimin e automjetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.  Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”-njofton policia.

Safet Bajri u lirua me kusht vitin e kaluar nga burgu pasi arrestimit të tij në 2018 pas operacionit “Oazi”. Bajri është akuzuar si drejtues i një prej grupeve kriminale në Shkodër.