Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit, pritet t’i komunikohet masa të pandehurve


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet për dosjen ‘Sterilzimi’. Pritet t’i komunikohen akuzat të pandehurve, përfshirë ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë.

Sot kryehen procedurat, ku SPAK i komunikon akuzën ish-zëvëndësministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj, Saimir Kadiut, Marsela Serjanajt, Arben Gjatës, Naile Ajazit, Genc Byrazerit dhe Petri Mersinit.

Më pas dosja i referohet GJKKO, e cila do vendosë nese do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nësë do ia rikthejë SPAK për plotësimesh.

Akuza e “shpërdorimit të detyrës” do i komunikohet të henen ish ministrit të shëndetësise Ilir Beqaj.