Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër, dyshime se është qëlluar me armë ndaj makinës së një 35-vjeçari


Një atentat dyshohet se ka ndodhur në Shkodër.

Ndaj automjetit të shtetasit Gent Larushku dyshohet se është qëlluar me armë nga një person ende i pa identifikuar nuk ka mundur ta identifikonte.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Grudë e Re

Shtetasi Gent Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij. Dyshohet se automjeti i tij është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Efektivët morën në pyetje shtetasin Gent Larushku i cili deklaroi versionin e tij të ngjarjes.

Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askend dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi Larushku i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.  

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.