Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre persona


Tre persona janë arrestuar si pasojë e operacionit ‘Four’ nga Komisariati i Policisë nr. 4 në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë ky operacion u organizua në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Një 31-vjeçar Llesh Doçi, është konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën ‘Rexhep Tarja’ dhe gjatë kontrollit iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike.

Më tej u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën Lirim Sopoti, 40 vjeç dhe Xhuliano Marando (Lika), 30 vjeç, ku gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

 

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.

Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.