Një 28-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi është kapur duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore.
28-vjeçari E.N., nga Tirana, dyshohet se dje ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.
Policia ka sekuestruar dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.