Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Rama dhe kreun e Rithemelimit Berisha për atë që ai e quajti ‘pazar për interesa e qëllime personale’ pas marrveshjes PS-Rithemelim për komisionet hetimore.
Ai e bëri deklaratën në zgjedhjet në degën 13-të të PD-së në Tiranë ku theksoi se se janë bërë bashkë për pazare në kurriz të shqiptarëve.
“Me një pazar të fëlliqur duan të flijojnë opozitarizmin dhe rotacionin politik me parullën o unë, o asgjë ose ndryshe pas meje kiameti. Pazari i turpshëm i 48 orëve të fundit, por që në fakt ka qenë tenxhere me presion prej fillimit. Hallexhinjtë e kësaj marke ia dinë gjuhën njëri-tjetrit, ia dinë ku i dhemb njëri-tjetrit dhe janë të gatshëm të bëjnë pazare me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin, por jo për shqiptarët.” – tha Basha.