Vendosni fjalën kyçe....

Celine Dion publikon foton e rrallë me tre djemtë dy vite pas mungesës nga sytë e publikut


Artistja e njohur Celine Dion ka pozuar foton e rrallë familjare me tre djemtë e saj në Ditën e Ndërgjegjësimit për Sindromën Person, teksa shpreh mirënjohjen “për dashurinë” që ka marrë që nga diagnoza e saj me sëmundjen në vitin 2022.

55-vjeçarja pozoi së bashku me tre djemtë e saj në një foto të re të shpërndarë të premten në faqen e saj në Instagram.

Këngëtarja e njohur e kolonës zanore të filmit “Titanic”, My Heart Will Go On dhe shumë këngëve  të tjera të njohura, e cila kohët e fundit u pa në një dalje të rrallë në Neë York City në fillim të këtij muaji, u shfaq e buzqëqeshur në foton me djemtë, binjakët Eddy e Nelson, 13 vjeç dhe djalin e madh Rene-Charles Angelil, 23 vjeç.

Bashkëshorti i Dion, producenti i muzikës, Rene Angelil, ndërroi jetë në vitin 2016 pas një beteje me kancerin e fytit.

Në mbishkrimin e fotos, Celine u shkroi 6.4 milionë ndjekësve të saj: “Sot bota njeh Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për SPS”.

“Siç e dini shumë prej jush, në vjeshtën e vitit 2022, unë u diagnostikova me Sindromën Person (SPS),” vijoi ajo.

“Përpjekja për të kapërcyer këtë çrregullim autoimun ka qenë një nga përvojat më të vështira të jetës sime, por unë mbetem e vendosur që një ditë të rikthehem në skenë dhe të jetoj një jetë sa më normale. Unë jam thellësisht mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen nga fëmijët e mi, familja, ekipi dhe të gjithë ju! Dua të dërgoj inkurajimin dhe mbështetjen time për të gjithë ata në mbarë botën që janë prekur nga SPS. Unë dua që ju të dini se ju mund t’ia dilni! Ne mund t’ia dalim! Ju dua, Celine xx…”, përfundoi Dion.

Në dhjetor 2022, Celine zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me sëmundjen e rrallë neurologjike në një video emocionale.

Sindroma Person (SPS) është një gjendje degjenerative që shkakton tensionim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme. Në fazat e mëvonshme, ajo i lë të sëmurët të ngjajnë me “statuja njerëzore, pasi në mënyrë progresive bllokon trupin, duke i lënë njerëzit të paaftë të ecin ose të flasin”.

Nuk ka kurë për SPS, por ka hapa që mund të ndërmerren për të ngadalësuar simptomat.

Pasi luftoi me sëmundjen e saj në prapaskenë, Celine bëri paraqitjen e saj të parë publike në gati tre vjet nëntorin e kaluar, kur ndoqi një ndeshje hokej mbi akull me tre djemtë e saj.