Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli rregullat e parkut kombëtar, gjobitet aktori Pierce Brosnan


Aktori Pierce Brosnan, i cili u deklarua fajtor nga gjykata se shkeli rregullat e një zone termale gjatë një vizite në muaj nëntor në Parkun Kombëtar Yellowstone, të cilën e postoi edhe në internet, shkruajnë mediat e huaja.

Brosnan, i cili mori pjesë në seancën gjyqësore në Mammoth, Wyoming, u gjobit me 500 dollarë dhe u urdhërua të bënte një donacion prej 1000 dollarësh për ‘’Yellowstone Forever’’, një organizatë jofitimprurëse që mbështet parkun.

Më pas lidhur me ngjarjen, aktori kërkoi falje në llogarinë e tij në Instagram të enjten, duke thënë se ai ‘bëri një gabim impulsiv’ dhe e quajti veten një ambientalist me ‘ respekt maksimal dhe dashuri për natyrën.’

“Më vjen thellësisht keq për shkeljen time dhe u kërkoj falje të gjithëve për shkeljen në këtë zonë të ndjeshme. Yellowstone dhe të gjitha parqet tona kombëtare duhet të kujdesen dhe të ruhen që të gjithë t’i gëzojnë,” shkroi Brosnan.