Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni i opozitës lajmëron intervistë ekskluzive me sekserin e Edi Ramës


Gazetari Çim Peka ka njoftuar një intervistë ekskluzive me Richard Grenell të hënën në mbrëmje.

Intervista është e para që Richard Grenell do japë pas shkrimeve në Bloomberg e New York Times për investimin prej 1 miliard dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit e Zvërnec.

Gazetari Peka dhe gjithë enturazhi i opozitës kanë shfaqur vazhdimisht një marrëdhënie të ngrohtë me Richard Grenell.

Ky i fundit është shprehur në mbështetje të kreut të Rithemelimit Berisha pa shpalljes së tij non grata nga DASH-i.

Televizioni i opozitës dhe kupola e PD-së janë shfaqur të kompleksuara lidhur me emrin e Richard Grenell.

E para sepse një personazh i njohur ndërkombëtar dhe me peshë si Richard Grenell që e konsideronin aset, dyshohet si ndërmjetës (sekser) i kryeministrit Edi Rama në një operacion të dyshuar lobimi të kreut të qeverisë për të blerë influencë në SHBA.

E dyta lidhet me faktorë lokalë. Bëhet fjalë për Kastrati Group, ndaj të cilit kupola e opozitës, njësoj si me biznesmenë të tjerë të mëdhenj si Samir Mane apo Bashkim Ulaj, opozita shfaqet përherë e kompleksuar. /Hashtag.al