Vendosni fjalën kyçe....

Zonat e mbrojtura/ Rithemelimi në Shkodër, Zhupa: Ligjin do ta çojmë në Kushtetuese


Rithemelimi e ka ndalur sot turin e takimeve për të kundërshtuar ligjin për zonat e mbrojtura në Shkodër. Në tryezën e diskutimit, “Jo Betonizimit ne Zonat e Mbrojtura”, foli edhe ish-kryebashkiaku Bardh Spahia.

Spahia tha se zonat e mbrojtura janë të rrezikuara nga ligji i ri.

“Parashikohet të ndodhë katastrofe për shkak të ligjit të ri”, tha ai. Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha se duhet të sensibilizohet publiku për demet që sjell ligji i ri. Ajo tha se ligjin për zonat e mbrojtura do ta çojnë në gjykatën Kushtetuese.

“Bëhet fjalë për oligarkë që do të ndërtojnë resorte me 5 yje. Që do t’i shërbejnë me demek për interes publik. Që nga gazi, apo nafta.”, tha ajo.