Është zbuluar identiteti i katër viktimave që humbën jetën në aksidentin e trefishtë në Tepelenë.
Tre prej personave janë anëtarë të një familjeje.
Një prej viktimave Riza Rrapa nga fshati Izvor Memaliaj po udhëtonte me automjetin tip Mercedez-Benz që u përfshi në aksident.
Ndërsa tre të tjerët janë anëtarë të një familjeje. Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe nëna e tij Afërdita Begaj po udhëtonin në veturën tip Toyota që është përplasur nga Benzi.
Edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksidentin duke kërkuar rritjen e kontrolleve dhe forcën parandaluese nga ana e policisë rrugore.
“I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese”- shkruan Balla.