Vendosni fjalën kyçe....

Dhëndri i Trump-it aplikim për investim në Sazan, Rama: Është forma më prestigjioze e hotelersië në botë


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Asamblenë PS-së në Durrës, ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar në ishullin e Sazanit resorte turistike.

Lidhur me këtë investim kryeministri Edi Rama tha është forma më prestigjioze e hotelersië në botë dhe synon ta kthejë ishullin e Sazanit në kurorën e turizmit.

Rama u shpreh se balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk është një slogan, por një projekt gjeopolitik që formësohet përmes projekteve konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik.

‘10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen afër 14 milionë. Ata që numërojnë udhëtimet e mia me Charter, megjithëse i kushtojnë më pak se ato të paraardhësit tim. Këto ditë , dhëndri i presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar për dy projekte të rëndësishme në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun për rrezikun që i kanoset Sazanit, në kurorën e Turizmit. S’ka qenë e mbrojtur kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës. Zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.

Është forma më prestigjioze e hotelerisë në botë. Ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESC-s. Shqipëria nuk është një slogan, kampione e turizmit, por një projekt gjeopolitik që formësohet përmes projekteve konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për zonat e mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Sot Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e Turizmit.

Jo nuk po i shesim 5 oligarkëve. Janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar për turizmin. Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër. tejtër kush i ka nxjerrë në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet dhe që bënte lajm në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë. Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte.’- tha Rama.