Vendosni fjalën kyçe....

Milani fiton ndaj Veronës, Juventusi hap fals ndaj Genoas


Milan ka fituar 1-3 në fushën e Veronës, në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A. Ekipi i drejtuar nga Pioli ka marrë epërsinë në këtë takim në minutën e 42-të, kur pas një kombinimi të shkëlqyer me Leaon nga krahët, Theo Hernandez shënoi një gol të bukur duke shfrytëzuar rastin.

Në fillimin e pjesës së dytë, Verona bëri një gabim në mesin e fushës, duke lejuar Pulisicit të shfrytëzonte rastin për të shënuar golin e dytë. Për një moment dukej se Nosli do të ndryshonte fatin e takimit për skuadrën e Veronës, por Chukwueze vendosi rezultatin në favor të Milanit.

Me këtë fitore, Milan renditet në vendin e dytë në Seria A me 62 pikë i ndjekur nga Juventus i cili në përballjen që u zhvillua në mesditë me Genoan nuk shkoi përtjej barazimit 0-0.