Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari: Në vend që opozita të ngrihet në protesta i jep televizionin Grenellit të shesë sapunin për djathë


Evi Kokalari ka reaguar e irrituar që opozita nuk reagon mbi projektin Rama-Kushner për Sazanin por madje i jep edhe televizionin e vetëm që ka në dispozicion që sipas saj Richard Grenell të “shesë sapunin për djathë”.

Gjithashtu Kokalari nuk shprehet dakord që Grenell del në televizionin e dikujt të është nën saksione amerikane dhe vazhdon komunikon me ta ndërkohë që është në SHBA në fushatë elektorale.

Pra, në vend që opozita të ngrihet në protesta, i japin platformën e vetme televizive në disponcion Grenellit që t’ju shesin sapunin për djathë!

Got it!

As nuk dua ti hyj faktin qe Grenell e di shume mire qe ky televizion i përket dikujt qe është nen sanksione amerikane, dhe vazhdon komunikom me ta ndërkohë qe është pjese e një fushatë elektorale Presidenciale.

Can’t make this up!”-shkruan Kokalari.

Grenell do të japë një intervistë për Syri TV pas publikimit të lajmit nga Bloomberg dhe NYT mbi projektin në Sazan dhe rolin e tij si ndërmjetës mes qeverisë Rama dhe dhëndrit të ish-presidentit Trump.