Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në pronën e deputetit të PS në Lushnjë, SPAK çon në Gjykatë kërkesën për rivlerësimin e masave


Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka zbritur në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.

Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

Arrest me burg

1-Leonard Gjini, ndërtues

Të pezulluar nga detyra

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë

2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë

3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë

4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë

5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë