Pamjet e shpëtimit të tre alpinistëve të bllokuar në Alpet italiane duken si të shkëputura nga ndonjë film aksion.
Tre alpinistët e bllokuar në Alpet italiane u shpëtuan nga zjarrfikësit të shtunën.
Ata u mbërthyen në një grykë të akullt në një lartësi prej 2,300 metrash në malin Mondolè në rajonin veriperëndimor të Piemontes.
Ekipet e shpëtimit u dërguan në zonë me helikopter dhe vazhduan të ngjiteshin në mal duke përdorur pajisje speciale për ngjitje për të arritur tek alpinistët e bllokuar.
Më pas ata u kthyen në helikopter duke i marrë alpinistët një nga një.