Vendosni fjalën kyçe....

Sula u përvishet kolegëve në komision: Marrëveshje e rreme, mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë këto 5 muaj


Normalitet të rremë e ka quajtur deputeti i PD-së Dashnor Sula marrëeshjen PS-Rithemelim.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që pas shumë muajsh online, i është kthyer pranisë fizike të deputetëve.

Sula tha se deputetët nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë 5 muajt e fundit. Ai tha gjithashtu se muajt e fundit është cenuar demokracia me mosfunksionimin e Kuvendit.

“Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cenimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit. Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.

Marrëveshja opozitë-mazhorancë është fake i pastër. Çfarë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Ky është një normalitet i rremë. Në 5 muaj kanë kaluar ligje pa debat, përfshirë edhe buxhetin. Mund të thoni ishim në kushte të detyrueshme. Shkaku i situatës ishit ju që me sjellje të dhunshme bëtë atë që bëtë. Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan!” – tha Sula.