Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku reagon pas dekretimit të Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Hap prapa në procesin e integrimit, do çohet në GJK


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas dekretimit të sotmen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj i bëri i Ligjit të Zonave të Mbrojtura.

Tabaku ka shprehur shqetësimin e saj për faktin që dekretimi i këtij ligji përjashton mundësinë për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.

Ajo vlerëson se dekretimi i ligjit paraqet një mundësi të humbur për ta rikthyer ligjin për një debat të hapur dhe të përfshirë të opinionit publik, duke theksuar se ky proces përbën një hap pas në rrugën drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Tabaku gjithashtu kritikon dekretimin e ligjit si një veprim kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë natyrore të vendit. Kjo reagim vjen në kontekstin e një debati të gjerë në lidhje me zonat e mbrojtura dhe nevojën për të mbrojtur mjedisin dhe trashëgiminë natyrore të vendit.

Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.