Nëpërmjet një deklarate, deputetja e PD-së Ina Zhupa, kritikon Presidentin Bajram Begaj për dekretimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Zhupa shpreh keqardhje për argumentet e Presidencës dhe ekipit të saj për shqyrtimin e ligjit, duke i cilësuar ata si mediokër dhe absurd.
Në deklaratë, theksohet se Presidenti dhe ekipi i tij nuk kanë parë shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe konventave për mjedisin, si dhe nuk kanë respektuar kushtetutën.
Zhupa kërkon që Presidenti të respektojë normat dhe parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare, dhe shpreh shpresën që ekipi i këshilltarëve të presidentit të jetë i pavarur nga qeveria.
Në fund, ajo thekson detyrën e institucionit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura si aset kombëtar, dhe kritikon Presidentin për humbjen e shansit për t’u parë si institucion i pavarur.
“Presidenti nuk u bë dot garant i kushtetutës dhe interesit publik. Keqardhje për argumentat që edhe juristët e sapo diplomuar nuk do i shkruanin aq mediokre si ato për dekretimin e ligjit “Për zonat e Mbrojtura”
Presidenca dhe ekipi misterioz, flet për “shqyrtim abstrakt” edhe ka bërë një arsyetim absurd. Nuk e shikojnë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk e shikojnë dot shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin, nuk e shikojnë dot shkeljen e kushtetutës.
“Institucioni i Presidentit të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimin e procedurës kushtetuese në procesin ligjvënës”- ku e ka gjetur këtë që duhet shikoj vetëm procedurë dhe jo normat dhe parimet kushtetuese dhe standartet e BE dhe konventave që ka ratifikuar vendin, do ngelet mister ashtu si emrat e ekipit që e këshillon. Uroj që ky ekipi i thirrur për konsultë mos jetë nga zyra e kryeministrit.
Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe do i mbrojmë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre.
Presidenti i hoqi shansin vetën që të shikohej si institucion i pavarur”- shkruan Zhupa.