Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nuk duhet ta shpallim fitoren që sot, na pret një vit i vështirë


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar sot nga Burreli se Shqipëria kishte nevojë për të patur një PD të bashkuar.

Bardhi tha se PD ka kaluar një periudhë të vështirë, teksa u shpreh i bindur se do ia dalin në rrugëtimin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme, për të arritur edhe fitoren.

Megjithatë, ai theksoi se demokratët përpara i pret një vit i vështirë dhe shumë punë.

“Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës.

Do të duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë me kokën lart, sepse kemi çfarë ti themi qytetarëve. Të trokasin në cdo derë dhe të hyjmë në zemrën e çdo shqiptari.

Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim. Të gjithë ne bashkë dhe shumë më shumë jashtë kësaj salle që janë me zemër dhe mendje te ne do ja dalim që në 2025 të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot para 4 vitesh”, tha Bardhi.