Gjykata e Tiranës dënoi me 2.6 vite burg ish shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 7 vit burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. 5 vite burg u dha për Havier Dobin
Të tre përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.
Përfundimisht me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Klosi do të kryejë 20 muaj burg, Rozeta Dobi do të kryejë 4 vite e 8 muaj burg ndërsa Havier Dobi do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg
Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe më pas vetë ish zyrtares Alda Klosi.
Në seancën gjyqësore që po mbahet në gjykatën e Tiranës Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur.
“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”
Klosi kërkon pafajësi
Vetë Alda Klosi nuk ishte e pranishme por u mbrojt nga avokati i cili kërkoi pafajësi sepse e pandehura Alda Klosi është krye familjare ka një vajze dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore Gjithashtu kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim
Mbrojtja e Dobit: Gati të bashkëpunojë
Edhe avokati mbrojtës i Dobit kërkoi që të pezullohet dënimi me burg pasi gruaja ka djalin për tu kujdesur pasi i ka vdekur bashkëshorti.
“Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua e gjithë ngjarja. Të merret parasysh. Ata kanë edhe një faktkeqësi. Ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtesinë. Ndihet e penduar per atë që ka bërë. Ne kerkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit” tha avokati
Ndërkohë prokuroria thotë se pretendimet e Rozeta Dobit që paratë i janë dhënë nga Alda Klosi për ti mbajtur bien poshtë për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të saj në ditën e ngjarjes.
Gjykata mbylli shqyrtimin gjyqesor dhe u tërhoq për vendim.
Akuza
Rozeta Dobi akuzohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se njëhere
Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda
Alda Klosi akuzohet për fshehje të pasurisë
Kush eshte Alda Klosi
Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare.