Një incident ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp jashtë selisë së PS-së ku kryeministri Rama ka prekur në faqe gazetaren Ambrozia Meta që po e pyeste për projektin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit dhe për projektin në Portin e Durrësit.
Ndërsa po sqaronte projektin e propozuar në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Donald Trump, ndërmjteës i të cilit është Richard Grenell, që sipas Ramës do ishte i njëjtë me atë në Portin e Durrësit për nga interesi publik gazetarja Meta i thotë kryeministrit se në Durrës nuk ka asnjë investim dhe se pallatet po shiten në gropë.
Pas kësaj Rama e prek në faqe gazetare Ambrozia Meta dhe më pas largohet.
Replikat
Kryeministri Rama: Do veprojmë sipas ligjit dhe kur them sipas ligjit them edhe këtë. Ne do ta shqyrtojmë si përfaqësuesit e denjë të popullit shqiptar që nuk negocipojmë interesa personale por negociojmë interesat e publikut në çdo hap. Siç kemi bërë me portin e Durrësit ku publiku sot është pjesë e atij investimi përmes aksioneve…
Gazetaria Ambrozia Meta: Aty nuk ka investim po shiten pallatet në gropë.
Kryeministri Rama: Shko shifi…
Gazetari Ambrozia Meta: Jo ju utem mos më prekni më.