Vendosni fjalën kyçe....

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Gentian Hamiti


Komisioni i Pavarur i Kuaifikimit, KPK shpalli këtë të martë më 19 mars, vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti.

Vendimi për konfirmimin e Hamitit u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt më 13 mars, gjyqtari Hamiti dha shpjegime për konstatimet në tri kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe të profesionalizmit.

Pas përfundimit të shkollës së Magjistraturës, Gentian Hamiti kreu stazhin në Gjykatën e Fierit në vitin 2007, ku dhe ka punuar deri më 2013. Në këtë kohë u emërua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Aktualisht është deleguar në Gjykatën Administrative të Apelit.