Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i dhëndrit të Trump-it në Sazan: Duhet të kalojë disa shkallë, ofertë fantastike po s’negociojmë për interesa personale


Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbledhjes me drejtuesit politik të PS.

Në këtë prononcim ai është pyetur lidhur me projektin që mendohet të ndërtohet nga dhëndri i Donald Trump në Sazan.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e ka pasur dhe qeveritë paraardhëse.

Nuk është bërë ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshne qe të afroheshin investitorë të tillë.

Sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim.

Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, atëhere do ecim përpara”, tha Rama.

Ndërt të tjera kreu i qeverisë deklaroi se ideja e projektit ka lindur përpara se ai të bëhej kryeministër, ku gjithashtu shtoi se ka në tryezë një ofertë fantastike.

“Ideja e projektit ka lindur përpara se unë të bëhesha kryeministër.

Unë flas për fakt, kemi në tavolinë një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit, si përfaqësuesit e denjë të popullit shqiptar, që nuk negociojnë interesa personale por interesat e publikut, për çdo hap, siç është Porti Durrësit”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.