Vendosni fjalën kyçe....

Projekti Rama-Trump në Sazan, çfarë ka ndodhur 4 ditë më pas, (Kronologjia)


Katër ditë pas lajmeve të Bloomberg e New York Times se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kishte një projekt mbi 500 milionë dollarësh në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Zvërnecit, i vetmi reagim nga opozita është ai i kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

Qori e ka denoncuar përmes tre postimeve në internet duke ngritur disa pyetje e çështje lidhur me të.

Kryeministri Rama nga ana tjetër e ka vlerësuar projektin turistik në fjalë si tejet të rëndësishëm për turizmin dhe prestigjin e vendit.

Jo më vonë se sot, pas deklaratave të ditëve të fundit, ai tha se oferta është fantatike dhe me potencial të jashtëzakonshëm dhe se negociohet pjesëmarrja e shtetit shqiptar në investimin në fjalë.

“Një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku do të negociohet dhe pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim.” – tha Rama.

Ajo që të bie në sy pas katër ditësh, është se nuk ka ende asnjë reagim nga ana e opozitës, për projektin në fjalë të dhëndrit të Donald Trump-it.

Ndërmjetësi i Kushner për projektin është Richard Grenell, ish-i dërguari special i Donald Trump-it për Ballkanin në kohën kur ai drejtonte Shtëpinë e Bardhë.

Grenell e pohoi këtë gjë në një intervistë ekzkluzive për Syri Tv me gazetarin Çim Peka të hënën në mbrëmje.

Peka dhe opozita kanë pasur një marrëdhënie të ngrohtë me Grenell prej kohësh, me këtë të fundit që ka dalë hapur në mbrojtje të Berishës, pasi ky i fundit u shpall non grata nga Departameënti Amerikan i Shtetit.

Megjithatë ndërsa kanë shfaqur një marrëdhënie të përzemërt me Grenell-in e kanë qenë shumë të zëshëm në akuzat ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal për goditjen e opozitës për interes të Edi Ramës, kupola e PD-së dhe opozita janë shfaqur të kompleksuara ndaj emrit të Grenell.

Si një personazh i njohur ndërkombëtar dhe me peshë që doli hapur në mbrojtje të Berishës, Richard Grenell konsiderohej aset nga opozita, ndërkohë që dyshohet si ndërmjetës (sekser) i kryeministrit Edi Rama në një operacion të dyshuar lobimi të kreut të qeverisë për të blerë influencë në SHBA.

Ndërsa përsa i përket grupit Kastrati, kupola e opozitës, njësoj si me biznesmenë të tjerë të mëdhenj si Samir Mane apo Bashkim Ulaj, shfaqet përherë e kompleksuar. /Hashtag.al