Prokuroria e Tiranës kërkon 6 vite burg për sanitaren e Alda Klosit, Rozeta Dobi, të cilës në banesë iu gjetën gati 500 mijë euro, ndërsa kërkon pezullimin e dënimit për djalin e saj, Havier.
Për Alda Klosin ish-zyrtares së lartë, bashkëpunëtore dikur e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj u kërkua 2.6 vjet burg. Seanca po mbahet në gjykatën e Tiranës.
Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur.
“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”, është shprehur ajo.
Ka folur dhe për vjedhjen e unazës së Ervin Karamuçës. “Nuk kam lidhje fare me të”.
Akuza
Rozeta Dobi dyshohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se njëhere
Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda
Alda Klosi akuzohet për fshehje të pasurisë.