Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Ndihmëssekretarin amerikan: I rëndësishëm forcimi i shtetit të së drejtës


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, u takua me kryeministrin Edi Rama sot. Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur se ata diskutuan për bashkëpunimin e fortë midis dy vendeve.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi. Todd Robinson dhe Edi Rama theksuan rëndësinë kritike të këtyre sfidave dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasada.