Vendosni fjalën kyçe....

Resortet e Kushner në Sazan? Rama: Nuk zgjedhim persona, në bazë të legjislacionit shqiptar i referohemi propozimeve


Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me projektin e resortit të të dhëndrit të ish President Trump për resorted në Sazan.

Rama thotë  se projekti është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat.

Gjithashtu Rama u pyes se pse nuk u shpall një  tender ndërkombëtar por u zgjodhën persona me lidhje politike?

“Ne nuk zgjedhim persona por në bazë të legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve”.

Transformimi  i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paardhasësit e mi. Nuk është bërë ende realitet” tha Rama.