Vendosni fjalën kyçe....

Risia e kombëtares, Arbër Hoxha jep mesazhin e parë si kuq e zi


Shqipëria ka publikuar listën e të ftuarve pak ditë më parë për ndeshjet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë.

Trajneri i ekipit, Sylvinho, ka vendosur të përfshijë për herë të parë futbollistin e Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha.

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë një video të sulmuesit në një postim, ku ai shpreh fjalët e tij të para pas afrimit në kombëtare.

Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri“, – tha Hoxha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)