Vendosni fjalën kyçe....

U paraqit sot në SPAK, ish-ministri i Drejtësisë jep detaje: U thirra për çështjen CEZ-DIA


Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili u paraqit në SPAK paraditen e sotme është shprehur se ishte thirrur për çështjen CEZ-DIA.

Naço, deklaroi se në atë kohë ka qenë korrekt dhe se ka folur me letra. 

Gjithashtu shtoi se ka ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin 20% të tregut të CEZ.

“Nuk do të doja të isha sot këtu, për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Skeptikët dhe ziliqarët do të hedhin baltë. Jam thirrur për të deklaruar në lidhje çështjen penale që ka të bëjë me kompaninë CEZ.

Në atë kohë kam patur qëndrim korrekt. Kam folur me letra, jo në heshtje. Fakti që atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo interesat e shtetit, unë kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin 20% të tregut të CEZ dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të faturonte dhe komunikonte me ta më lehtë se me qytetarët.

Ky fakt i kurse buxhetit të shtetit 40 milionë euro dhe nxori këto kompani në treg të lirë.

Sigurisht që ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë dhe spekulonin morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji, ish drejtori i CEZ u shkarkua nga detyra dhe Kastriot Ismailajt iu ndërpre kontrata dhe besoj se miratimi i ligjit ka folur gjithçka”, u shpreh ai.